Interi vazhdon me formën e mirë në Serie A dhe me tre pikë të reja rikthehet në krye të tabelës.
Interi ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Bologna-s së papërshtatshme në takimin e javës së 18-të.
Bologna u mundua me forcat e saj, por e pafuqishme për të shkaktuar befasi në ‘San Siro”.
Me Interin nuk ka shaka, skuadër që synon titullin e kampionit.
Zielinski në minutën e 39-të e Martinez në atë 48-të dhe Thuram (74’), shënojnë për triumfin e madh të zikaltërve.
Castro në minutën e 83-të shënoi golin ngushëllues për Bolognan.
Interi me lojë ne rezultat e ka dërrmuar Bologna-n.
Interi kryeson me 39 pikë (një ndeshje më pak), pasojnë Milani 38 (një ndeshje më pak), Napoli 37 (një ndeshje më pak), Juventusi 33, Roma 33, Como 30 (një ndeshje më pak), Bologna 26 pikë etj.