Ish-mesfushori i Vllaznisë dhe Egnatias, në elitën e futbollit shqiptar,
Demir Imeri, ka befasuar me të ardhmen, teksa do të vijojë karrierën te skuadra qipriote e Paralimnit, që renditet në vendin e fundit me vetëm 1 pikë në 16 javë.
Trajneri i ri i klubit qipriot, Bojan Markoski, ka vendosur të nënshkruajë me ish-lojtarin e tij Demir Imeri në klubin e tij të ri. 30-vjeçari ishte pjesë e Rabotniçkit në Maqedoninë e Veriut, ku në 13 ndeshje këtë sezon ka shënuar 4 gola si dhe ka asistuar 2 herë.
Bojan Markoski e trajnoi Demir Imerin në gjashtë ndeshje me Rabotniçkin, në të cilat ai mori një fitore, një barazim dhe katër humbje.