Futbollistja e Zvicrës befason për Kosovën, tregon për Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën

- Bota Sot

Futbollistja e Zvicrës befason për Kosovën, tregon për Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën

Reprezentuesja e Zvicrës, Riola Xhemaili, ka folur për Kosovën dhe tregon për Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën.

”Goli i Riola Xhemailit kundër Finlandës e çoi Zvicrën në çerekfinalet e Kampionatit Evropian në tokën e saj. Vëllai i saj binjak, Rioni, luan në divizionin e parë dhe është tifozi i saj më i madh”, - shkruan “NZZ Sonntag“.

“Këta janë të jashtit”, ata nuk e dinë si jetojmë këtu. Në Zvicër njerëzit mendojnë se je i mirë nëse bën diçka të mirë.

Por, nëse bën diçka të keqe të thonë “Sigurisht, janë me prejardhje nga Kosova”.

Nuk mund t’i kënaqësh të gjithë, prandaj vendimet i marrë që janë të mira për familjen dhe mua”, - tha Riola.

“Përpos kësaj, asnjëherë nuk kam marrë ndonjë ofertë që të luaj për Kosovën. Futbolli i femrave në Kosovë nuk ka qenë aq i avancuar atë kohë”, tha Riola.

Granit Xhaka, kapiteni i ekipit kombëtar të Zvicrës, u fishkëllye së fundmi në Prishtinë gjatë ndeshjes ndërkombëtare kundër Kosovës. Ai e njeh mirë këtë ndjenjë të të qenit i ndarë midis dy botëve. A keni folur ndonjëherë për këtë?

Riola Xhemaili: Kur shënova kundër Finlandës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri më përgëzuan.

Isha pak më afër Shaqirit.

Dhe gjithashtu e njoh shumë mirë Leon Avdullahun, i cili tani luan për Kosovën. Ishim në të njëjtën klasë, luanim për të njëjtin klub.

Secili prej nesh ka historinë e vet të kësaj ndjenje të të qenit i ndarë midis dy botëve, dhe kjo është ajo që na lidh.

Ndonjëherë pyes veten pse çështja e besnikërisë na bëhet vetëm neve, kosovarëve. Ka lojtarë të tjerë në ekipin kombëtar, prindërit e të cilëve nuk janë nga Zvicra.



Lexoni të gjitha në Bota Sot