Të hënën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku herë pas here priten reshje lokale shiu. Reshjet më të intensifikuara priten të jenë në Rrafshin e Dukagjinit, veçanërisht në perëndim të vendit.
Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej -1 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 15°C. / MK