Ja kush e ka diktuar rritjen e tarifave të ujit sipas “Hidroregjionit Jugor”

- Gazeta e Prizrenit

Ja kush e ka diktuar rritjen e tarifave të ujit sipas “Hidroregjionit Jugor”

Duke filluar nga muaji janar, do të hyjnë në fuqi tarifat e reja të ujit të miratuara nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU), në kuadër të procesit tarifor 2026–2028, raporton Gazeta e Prizrenit.

KRU “Hidroregjioni” njofron se Rishikimi i tarifave është bërë si rezultat i:
rritjes së çmimit të energjisë elektrike,
rritjes së kostove operative dhe mirëmbajtjes, nevojës për investime të reja dhe zgjerim të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Tarifat e reja do të aplikohen në të gjitha kategoritë e konsumatorëve në përputhje me vendimin e ARRU-së dhe do të pasqyrohen në faturat mujore nga janari.

“Qëllimi ynë mbetet sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm me ujë, përmirësimi i cilësisë së shërbimeve dhe realizimi i projekteve investive në interes të qytetarëve”, njofton KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh. A – PRIZREN.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit