Mërgimtarët nga Kosova tash e disa ditë kanë nis të kthehen në vendet perëndimore pasi kaluan festat në vendlindje.
Por, një mërgimtari nuk i ka shkuar kthimi siç ka planifikuar. Atij i është djegur vetura pikërisht në pikën kufitare Serbi-Hungari.
IndeksOnline ka siguruar pamje të veturës së mërgimtarit, e cila shihet se është përfshirë nga flakët në pjesën e përparme të veturës.