Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se lumenjtë që burojnë nga Alpet Shqiptare, përfshirë Erenikun, Bistricën e Pejës, Bistricën e Deçanit dhe lumin e Istogut, kanë shënuar rritje të theksuar të prurjeve, duke rritur rrezikun për dalje nga shtrati në disa zona.
Sipas të dhënave zyrtare, sasitë më të mëdha të reshjeve janë regjistruar në Junik me 231.5 milimetra, Gllogjan me 151.6 milimetra, Kuqishtë me 130.4 milimetra dhe Radoniq me 124.7 milimetra. Ndërkohë, niveli i lumit Erenik në Gjakovë ka arritur në 3.4 metra, një nga nivelet më të larta të matura gjatë kësaj periudhe.