Hasani bën një hap tjetër

- Bota Sot

Hasani bën një hap tjetër

Florent Hasani është prezantuar te klubi i tij i ri, Amedspor, që garon në Ligën e Parë të Turqisë.

Futbollisti  te kjo skuadër transferohet nga rradhët e Boluspor, që gjithashtu garonte në Ligën e parë turke.

Ai te Amedspor vjen për të ndihmuar këtë skuadër në arritjen e objektivit, inkuadrimin në Superligë.

Amedspor e mbylli vitin 2025 si kampion në Ligën e Parë me 39 pikë.

Hasani me Amedspor ka firmosur kontratë për një vit e gjysmë, ndërsa te kjo skuadër do të luaj bashkë me sulmuesin senegalez, Mbaye Diagne.

Që të dy pritet të jenë forca kryesore e sulmit, duke pasur parasysh se janë njëherit edhe golashënuesit më të mirë të Ligës. Diagne ka 16 gola të shënuar, derisa Hasani 14.

Një dyshe e frikshme kjo për skuadrat kundërshtare në pjesën pranverore në Ligën e Parë turke.



Lexoni të gjitha në Bota Sot