Laorent Shabani është pa skuadër. Ish-sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë e mbylli përfundimisht me Norçopingun në Suedi.
Për herë të fundit luajti me Varbergs Bois në kategorinë e dytë suedeze.
26-vjeçari me ekipin në fjalë shënoi tetë gola në vitin 2025.
Anësori i majtë ka luajtur në Suedi ku ka lindur, por edhe në Spanjë.
Pasi ftohet rregullisht te moshat e Suedisë deri tek ekipi U-19, më pas kaloi te Shqipëria U-21. Aty ku mori minuta në dy ndeshje.