Rodri bëri përshtypje gjatë paraqitjes së tij 45-minutëshe

- Bota Sot

Rodri bëri përshtypje gjatë paraqitjes së tij 45-minutëshe

Trajneri i Man. Sitit, Pep Guardiola, në prag të ndeshjes që “qytetarët” do të luajnë të mërkurën ndaj Brajtonit, u shpreh se do të duhet ta menaxhojë me kujdes gjendjen fizike të Rodri.

Mesfushori po rikthehet gradualisht në aksion nga problemet e tij afatgjata, fillimisht me gjurin dhe më pas me problemet në pjesën e pasme të kofshës.

Rodri bëri përshtypje gjatë paraqitjes së tij 45-minutëshe si zëvendësues në Sanderland dhe më pas luajti 90 minuta ndaj Çellsit. I pyetur për rikthimin e shpejtë të lojtarëve të tij, Guardiola theksoi qartë.

“Do të shohim se si do të rikuperohen njerëzit tani. Në këtë periudhë, të kesh dy ndeshje jashtë fushe është shumë e vështirë. Sa më e vështirë të jetë, aq më të fortë do të jemi.

Do të shohim, nuk ka shumë kohë. Rodri është kthyer, po ashtu Xheremi Doku. Ata të dy vijnë nga lëndime të gjata, kështu që duhet të jemi të kujdesshëm, të flasim me mjekët, fizioterapistët. Por na mungon Savinjo”, tha Guardiola.

Më tej, duke foli për Rodri, potencoi qartë.

“Gjithmonë me Rodri në fushë jemi më të mirë. Niko Gonzalez ka qenë i jashtëzakonshëm, por Rodri është Rodri, të gjithë e dinë këtë. Por duhet të jemi të kujdesshëm.“



Lexoni të gjitha në Bota Sot