Kush e do Amir Abrashin?

- Bota Sot

Kush e do Amir Abrashin?

Mund të tingëllojë e pabesueshme, por është e vërtetë, skuadra e Elbasanit kërkon transferimin e ish-lojtarit të Kombëtares Amir Abrashi.

Kjo “teori” është prekur seriozisht në emisionin “Mega Sport” në A2CNN, ndërsa më tej u tha se kanë nisur kontakte mes palëve. I ftuar ka qenë edhe gazetari elbasans Alban Shingjergji, i cili ka hedhur më shumë “dritë” dhe ka përforcuar këto zëra.

Aktualisht, Amir Abrashi është kapiteni i Grasshoppers në Superligën zvicerane, ndërsa mosha nuk “premton” shumë, 35 vjeç.

Pas 18 javësh në Superiore, Elbasani i Ivan Gvozdenoviq mban vendin e 2-të me 33 pikë, 4 më pak se Egnatia kryesuese..



Lexoni të gjitha në Bota Sot