Harry Kane dhe Bayern-i i Mynihut do të vazhdojnë bashkëpunimin.
Burime pranë palëve kanë bërë me dije se punohet në këtë drejtim dhe se i vetmi detaj që mbetet për tu përcaktuar është kohëzgjatja e akordit të ri.
Sipas medieve gjermane mësohet se kontrata e re mes dy palëve mund të jetë deri në 2028-ën ose deri në 2029-ën.
Sa i përket pagës thuhet se nuk do të ndryshojë krahasuar me atë çfarë përfiton aktualisht bomberi britanik.