Mbrojtësi me përvojë Kyriakos Mazoluhanis mund të transferohet në Shqipëri dhe kështu tia prishë llogaritë ekipit shqiptar, Struga Trim Lum nga Maqedonia e Veriut.
“Ekipi, i cili është vetëm një pikë pas Vardarit në betejën për titull, shpresonte se përforcimi më i madh dimëror për trajnerin Shkëmbi, të mos largohej nga skuadra.
Siç mësohet, oferta për Mazoluhanis është shumë më e mirë për sa i përket pagës sesa ajo që ai tashmë ka në Struga Trim Lum.
Greku e përforcoi ekipin pranë liqenit 6 muaj më parë dhe luajti 13 ndeshje të shkëlqyeshme, duke u bërë shtylla kryesore në mbrojtjen e "të kuqve".
Zyrtarisht, vetëm "i riu", Shaban Zenku, largohet nga Struga Trim Lum gjatë këtij dimri”, shkruan media maqedonase “Sportsport”.
Struga Trim Lum filloi përgatitjet për vitin 2026 dje, dhe klubi do të niset për në Antalia në mesin e janarit.