Emmanuel Ernest tashmë është transferimi i radhës i Tiranës.
Sulmuesi në fakt rikthehet te bardheblutë pas vetëm disa muajsh.
25-vjeçari ditën e sotme është zyrtarizuar nga klubi, i cili kështu bëhet përforcimi i 3-të në këtë merkato dimri.
Padiskutim që është në rithim i bujshëm, pasi siç dihet në aventurën e tij të parë te Tirana, Ernest ka lënë gjurmë, duke udhëhequr sulmin e bardhebluve.
Ndërkohë vlen të theksohet se përveç Ernest, pjesë e Tiranës janë bërë edhe Johan Enrique Cortes Alfaro dhe Freddy Antonio Álvarez Rodríguez. I pari është mbrojtës dhe i dyti një mesfushor.