Ylli i Kosovës po shkakton bujë në Spanjë, sfidon Mbappen dhe Torresin

- Bota Sot

Ylli i Kosovës po shkakton bujë në Spanjë, sfidon Mbappen dhe Torresin

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, po kalon një formë të mirë me fanellën e Mallorca-s, duke u shndërruar në një nga emrat më të përfolur të sezonit në La Liga.

Mallorca po lufton për mbijetesë në elitën e futbollit spanjoll. 

Ylli nga Kosova po shkakton bujë në Spanjë, duke u futur në garë direkte me superyje si Kylian Mbappe i Real Madridit dhe Ferran Torres i Barcelonës.

Deri më tani, Muriqi ka realizuar 10 gola, duke u renditur në vendin e tretë të listës së golashënuesve.

Ai ka tetë gola më pak se Mbappe, i cili kryeson renditjen, dhe vetëm një gol më pak se Ferran Torres, që mban pozitën e dytë.

Pas përfundimit të javës së 18-të, Mallorca renditet në vendin e 16-të në tabelë me 18 pikë, ndërsa Vedat Muriqi mbetet shpresa kryesore e skuadrës për të siguruar qëndrimin në La Liga.



Lexoni të gjitha në Bota Sot