Nga Llapi i Podujevës në klubin me renome Liria e Prizrenit.
E kush tjetër përpos Muhamed Usenit.
Liria zyrtarizon përforcimin e ri.
Liria synon rikthimin në elitë, e cila e përfundoi stinorin vjeshtor në vend të pestë me 36 pikë, 4 më pak se lideri Vushtrria.
“Mirë se vjen, Muhamed Useini!
Mbrojtës me karrierë të pasur dhe përvojë të madhe, që vjen nga KF Llapi. Gjatë karrierës ka luajtur për disa klube të njohura si Shkëndija, Renova, Gjilani dhe FC Prishtina.
Eksperiencë, stabilitet dhe lidership për mbrojtjen tonë”, njofton KF Liria.