Liam Rosenior ka hapur një kapitull të ri në karrierë.
Anglezi, vendosi ta lërë Strasbourgun për t’u kthyer në Angli, ku do të ketë mundësinë të menaxhojë Chelsean.
Mirëpo ish-skuadra e tij veproi shpejt, pasi që arritën të gjenin zëvëndësuesin e tij.
Bëhet fjalë për anglezin, Gary O’Neill, i cili ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me klubin francez.
Për O’Neill, Strasbourgu është skuadra e tretë që do të menaxhojë pasi që kishte qenë te Bournemouthi dhe së fundi te Wolves-i në Premierligë.