Maresca: Chelsea është aty ku e meriton të jetë

- Bota Sot

Maresca: Chelsea është aty ku e meriton të jetë

“Lëre këtë botë pak më të mirë nga ç’e gjetët”. Enzo Maresca zgjodhi një citat evokues për t’i dhënë lamtumirën botës së Chelsea.

Pas njoftimit të pasardhësit të tij, Rosenior, trajneri italian shkroi në mediat sociale një mesazh plot krenari për 18 muajt e tij në Londër.

Maresca vlerësoi rezultatet e arritura në fushë, duke theksuar se si udhëtimi i tij filloi në ndeshjet kualifikuese të Ligës së Konferencës dhe kulmoi me kthimin e klubit në elitë.

“Po largohem me paqen e brendshme se e kam sjellë një klub prestigjioz përsëri aty ku meriton të jetë”, shkroi trajneri.

Në lamtumirën e tij, ai falënderoi tifozët dhe lojtarët, duke kujtuar arritjet e pashlyeshme: kualifikimin për Ligën e Kampionëve, fitimin e Ligës së Konferencës dhe, mbi të gjitha, triumfin në Kupën e Botës për Klube.

“Fitore që do t’i mbaj gjithmonë në zemër”, përfundoi Maresca, duke i uruar ekipit gjithë të mirat për të ardhmen.



Lexoni të gjitha në Bota Sot