Nafiu ndahet me ferizajasit

- Bota Sot

Nafiu ndahet me ferizajasit

Futbollisti Valmir Nafiu ka ndarë rrugët me FC Ferizajn.

Lajmi konfirmohet edhe nga klubi edhe nga vet futbollisti.

“FC Ferizaj njofton se pas një periudhe 1 vjeçare bashkëpunimi, rrugët tona me futbollistin Valmir Nafiu ndahen me marrëveshje të përbashkët.

Klubi e falënderon sinqerisht për angazhimin, disiplinën dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë qëndrimit të tij.

I urojmë Valmirit shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij, shëndet dhe arritje të reja profesionale”, njofton FC Ferizaj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot