Ish - bashkëshortja e Iker Casillasit operohet urgjentisht

- Bota Sot

Ish - bashkëshortja e Iker Casillasit operohet urgjentisht

Gazetarja dhe prezantuesja e njohur Sara Carbonero, ish bashkësorte e Ikr Casilla-sit qëndron e shtruar në një spital në Lanzarote që nga 2 janari, kur u dërgua urgjentisht për shkak se u ndje keq gjatë pushimeve me partnerin dhe disa miq.

 

Sipas mediave spanjolle, Carbonero është operuar me sukses në urgjencë dhe aktualisht po merr kujdes të specializuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv. Deri tani nuk është bërë publik asnjë raport zyrtar mbi diagnozën apo arsyet e sakta që çuan në ndërhyrjen kirurgjikale, dhe as mediet e as burimet mjekësore nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme.

Gjatë këtyre ditëve, pranë saj kanë qëndruar partneri José Luis “Jota” Cabrera dhe shoqja e saj, gazetaria Isabel Jiménez, të cilët e kanë mbështetur në spital.

Familjarët dhe të afërmit e Carboneros kanë kërkuar respekt, kujdes dhe qetësi nga publiku dhe mediet, duke paralajmëruar se do të merren masa kundër spekulimeve mbi gjendjen e saj shëndetësore deri sa të publikohet një njoftim zyrtar nga ekipi mjekësor.

Sara Carbonero, 41 vjeçe, ka pasur më parë probleme shëndetësore serioze; në vitin 2019 ishte diagnostikuar me kancer në vezore dhe që atëherë ka kryer trajtime dhe kontrolle periodike.

Gjendja e saj po monitorohet nga afër, dhe publikimi i informacionit zyrtar pritet të qetësojë tifozët dhe opinionin publik.



Lexoni të gjitha në Bota Sot