Ujësjellësi i Prizrenit “Hidroregjioni Jugor” njofton qytetarët se, për shkak të reshjeve të dendura atmosferike, burimet kryesore të furnizimit me ujë për qytetin e Prizrenit kanë filluar të turbullohen.
Ekziston mundësia që niveli i turbullirës të rritet edhe më tej gjatë orëve dhe ditëve në vijim, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Njoftimi;
Si pasojë, në raste të caktuara mund të jemi të detyruar të realizojmë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë, me qëllim të ruajtjes së sigurisë dhe cilësisë së ujit për konsum.
Ekipet tona teknike janë duke monitoruar situatën në mënyrë të vazhdueshme dhe po punojnë për stabilizimin e burimeve dhe normalizimin e gjendjes sa më shpejt që të jetë e mundur.
Apel për qytetarët:
💦 Të mos e përdorin ujin për pije deri në njoftimin e radhës
💦 Të rezervojnë sasi të mjaftueshme uji për nevoja bazike familjare, pasi priten ndërprerje të herëpashershme.
💦 Të ndjekin njoftimet tona të radhës për informacione shtesë
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj./ Gazeta e Prizrenit