Nuk e bindi propozimi i Igli Tares

- Bota Sot

Nuk e bindi propozimi i Igli Tares

Huan David Aeizala është bërë pjesë e klubeve të Serisë A, pro jo të Milanit, siç mendohej fillimisht.

Anësori 20-vjeçar kolumbian, është prezantuar sot si afrimi më i ri i Udinezes, që e transferoi nga radhët e Independiente Medelin.

Udineze pagoi rreth 3 milionë euro për kartonin e tij, duke siguruar mbrojtësin e majtë kolumbian, i cili shihet si një talent me shumë perspektivë dhe kjo kishte bërë që në garë për të të hynte edhe Milani.

Igli Tare i kishte bërë një propozim lojtarit që të firmoste me kuqezinjtë, por do e niste si pjesë e Milan Futuro në Serinë D, duke dhënë kontributin e tij me këtë ekip para se të jepej huazim te Tuluza në Francë për t’u përshtatur atje me futbollin europian.

Arizala ka preferuar që të shkojë te një klub me objektiva jo aq madhore, si Udineze, por me mundësinë për të zbarkuar menjëherë në Serinë A. Ndaj ai ka firmosur marrëveshjen që e lidh me klubin italian deri në verën e vitit 2030.



Lexoni të gjitha në Bota Sot