Curiel ndahet me klubin më të madh në Kosovë

- Bota Sot

Curiel ndahet me klubin më të madh në Kosovë

Futbollisti Gladwin Curiel  ka ndarët rrugët me klubin më të madh në Kosovë, FC Prishtina.

Prishtina e ka ndërmend që të lirojë lojtarët që nuk i duhen dhe të përforcohet me disa të tjerë, në kërkim të titullit.

Prishtina renditet në vend të dytë me 30 pikë, tre më pak se Ballkani i Therandës.  

“FC Prishtina njofton se, me marrëveshje të dyanshme, ka përfunduar bashkëpunimi me futbollistin Gladwin Curiel.

Klubi e falënderon Curiel për profesionalizmin, angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishte pjesë e ekipit tonë.

Futbollisti iu bashkua FC Prishtinës gjatë verës nga futbolli holandez dhe tregoi korrektësi dhe përkushtim e tij 

FC Prishtina i uron Gladëin Curiel shumë suksese në hapin e tij të ardhshëm në karrierë”, njofton FC Prishtina.



Lexoni të gjitha në Bota Sot