Trajneri i SIvaspor, Muhamet Altiparmak, ka folur publikisht rreth mundësisë së kthimit të Rei Manajt në radhët e skuadrës që ai drejton.
Trajneri i ekipit i cili aktualisht gjendet në kategorinë e dytë turke, nuk ka kursyer elozhet për Manajn duke bërë të qartë që dyert e këtij klubi ishin të hapura për të.
Por ai njëkohësisht ka lënë të kuptohet se vlera e kartonit të Manajt për momentin dukej e papërballueshme për klubin turk, i cili është aktualisht në vendin e 13 në renditje.
“Rei Manaj është një lojtar shumë i vlefshëm. Ai ka bërë gjëra të pabesueshme në Sivas, duke shënuar gola të mrekullueshëm në Superligë për dy sezone me radhë.
Sipas mendimit tim, Manaj është një lojtar shumë i rëndësishëm për Sivasporin. Padyshim që do të dëshiroja që ta shihja Manajn këtu.
Tifozët pyesin për Manajn dhe padyshim dua që Manaj të vijë dhe të jetë në stërvitje që nesër.
Por Manaj aktualisht ka një skuadër dhe një çmim. Nëse klubi i tij e lejon të largohet, apo nëse ata thonë “ok, lëreni të largohet”, atëherë jemi në rregull. Nëse klubi i tij thotë “ne nuk e lejojmë të largohet”, atëherë do të ketë probleme”, tha trajneri, duke bërë të qartë se klubi i Sovaspor nuk kishte para të paguante për Manajn.