Napoli në ankth për titullarin, sulmuesi rrezikon të humbasë sfidën ndaj Interit

- Bota Sot

Napoli në ankth për titullarin, sulmuesi rrezikon të humbasë sfidën ndaj Interit

David Neres ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes që Napoli fitoi 2 – 0 ndaj Lacios. Sipas raportit zyrtar mjekësor të klubit, braziliani ka një traumë distorsiv në kyçin e këmbës së majtë dhe është nën kujdes të specializuar mjekësor.

Lëndimi ndodhi pas rreth 70 minutash lojë, kur Neres u detyrua të largohej nga fusha për shkak të shqetësimit. Napoli konfirmon se lojtari ka filluar procedurat e rehabilitimit në Pineta Grande Hospital.

Braziliani ishte vendimtar edhe në fitimin e Superkupës italiane 2025 dhe paraqitja e tij ndaj Lazios ishte e rëndësishme, duke sjellë rrezik për mbrojtjen kundërshtare. Klubi mbetet i kujdesshëm dhe pritet të monitorojë përparimin e tij në ditët e ardhshme, në mënyrë që të vendosë për pjesëmarrjen në ndeshjet e radhës.

Lëndimi vjen në një moment kyç për Napolin, ndërsa sezoni i Serie A vazhdon me sfida të forta.



Lexoni të gjitha në Bota Sot