Gjilani zyrtarizon drejtorin e ri sportiv

- Bota Sot

Gjilani zyrtarizon drejtorin e ri sportiv

Skuadra e futbollit Gjilani ka zyrtarizuar drejtorin e ri sportiv. 

Liridon Ahmeti është emëruar drejtor i ri sportiv. 

“SC Gjilani ka kënaqësinë të njoftojë opinionin publik dhe mediat se Liridon Ahmeti është emëruar Drejtor i ri Sportiv i klubit.

Ahmeti emërohet në krye të departamentit sportiv në klub pas përvojave në fushën e menaxhimit sportiv, teksa së fundmi ka ushtruar pozitën e drejtori sportiv te Klubi Futbollistik Vushtrria.

Ky emërim vjen si pjesë e strategjisë së klubit për forcimin e strukturave drejtuese, me synim rritjen e konkurrueshmërisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të klubit.

SC Gjilani i uron suksese Liridon Ahmetit në këtë detyrë të rëndësishme dhe shpreh besimin se bashkëpunimi i ndërsjellë do të kontribuojë në arritje të reja sportive për klubin”, njofton SC Gjilani..



Lexoni të gjitha në Bota Sot