Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij lidhur me largimin e Simone Inzaghit nga klubi verën e kaluar, drejt Arabisë Saudite.
Me katër fjalë, “Nuk më pëlqeu”, Moratti përmblodhi mendimin e tij, duke theksuar se largimi i Inzaghit ishte i gabuar.
Ai e krahasoi Inzaghin me Jose Mourinhon, por e quajti atë një “imitim të keq”, pasi, sipas Morattit, Mourinho të paktën kishte fituar Tripletën me Interin.
Jake Paul pezullohet nga Komisioni Atletik i Floridës pas humbjes me Joshua
Moratti gjithashtu zbuloi se zgjedhja e tij ideale për stolin e Interit pas Inzaghit do të kishte qenë Antonio Conte. Megjithatë, ish-patroni i zikaltërve nuk ngurroi të shprehte fjalë vlerësimi për Cristian Chivun, duke e cilësuar zgjedhjen e tij si “inteligjente dhe të guximshme”
. Ai shtoi se Chivu është shumë i zoti dhe ka arritur të gjejë ekuilibrin e duhur brenda ekipit. Këto komente theksojnë vizionin e Morattit për drejtimin teknik të klubit.