Serbët ende po i çmend kjo foto, ylli gjerman para monumentit të UÇK-së! Drejtojnë gishtin nga gruaja shqiptare

- Bota Sot

Serbët ende po i çmend kjo foto, ylli gjerman para monumentit të UÇK-së! Drejtojnë gishtin nga gruaja shqiptare

Ylli i futbollit gjerman, Karim Adeyem, ndryshe dhëndëri i Kosovës, ka lënë nam me një fotografi madhështore që ka bërë para një kohe në Kosovë.

Kjo fotografi po përdoret edhe nga disa media serbe të kuzhinës së Beogradit, ku shkruajnë me neveri ndaj këtij futbollisti.

Serbët ende po i çmend kjo foto, ylli gjerman para monumentit të UÇK-së!

Media serbe “Kurir” sot ka shkruar me xhelozi për yllin gjerman dhe më shumë i dhemb fotografia e vitit të kaluar që ka bërë me shqiponjën dykrenare.  

“Shqiponja dykrenare dhe monumenti i UÇK-së!

Adeyemi tërhoqi vëmendjen e publikut në Serbi kur vizitoi Kosovën me gruan e tij Loredana Zefi në fund të majit të këtij viti.

Loredana lindi në Luzern, por familja e saj është me origjinë nga Ferizaj, kështu që reperja me origjinë shqiptare vendosi të vizitonte Kosovën me burrin e saj.

Në atë kohë në rrjetet sociale u shfaq një foto në të cilën lojtari i kombëtares gjermane bëri shqiponjën dykrenare dhe pozoi para një monumenti të UÇK-së.

Futbollisti bie në një krizë serioze të formës dhe gazeta gjermane ‘Bild’ fajësoi të dashurën e tij Loredana për performancën e tij të dobët.

Ai u kërcënua gjithashtu me pezullim për shkak të angazhimit të pamjaftueshëm. Mediat pretenduan se reperja ishte fajtor për mungesën e përqendrimit të futbollistit në fushë”, shkarravit media serbe.

“Lojtari i kombëtares gjermane dhe asi i Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi, së shpejti do të ndryshojë mjedis, sepse e dashura e tij ka vendosur kështu

Në fakt, Adeyemi ka kërkuar një transferim, sepse e dashura e tij, këngëtarja e njohur shqiptare Loredana Zefi, dëshiron të jetojë në një qytet më të madh evropian.

Adeyemi është "krisur" me të gjithë në klub për shkak të gruas shqiptare dhe është ndëshkuar tashmë në fillim të pushimeve dimërore. Me sa duket, ai u largua nga ambientet e klubit pa i thënë lamtumirë dhe kërkoi një transferim”, shtruan mes të tjera.



Lexoni të gjitha në Bota Sot