Laçi pret Kukësin

- Bota Sot

Laçi pret Kukësin

Kategoria e Parë do të rikthehet të luajë ndeshjet e radhës në kampionat 1 javë pas Superiores.

Saktësisht ekipet do të zbresin në fushë më 17 janar, ku në program janë duele mjaft të luftuara dhe mjaft emocionuese.

Java e 18-të te kampionatit do të zhvillohet e gjitha në një ditë. 5 sfida do të luhen paralelisht në orën 13:30, ndërsa vetëm një ndeshje do të luhet në orën 16:00.

Laçi pret Kukësin, ndërsa Besa luan në teansfertë ndaj pogradecit. Në transfertë do të luajë edhe Kastrioti ndaj Ilirisë, teksa Lushnja do të përballet me Korabit.

Paralelisht në orën 13:30 sfidohen edhe Burreli – Apolonia, ndërsa në 16:00 përballen vetëm Skënderbeu dhe Luftëtari.

Java 18:

KF Laçi – Kukësi 17.01.2026 13:30

Pogradeci – Besa 17.01.2026 13:30

Iliria – Kastrioti 17.01.2026 13:30

Lushnja – Korabi 17.01.2026 13:30

Burreli – Apolonia 17.01.2026 13:30

Skënderbeu – AF Luftëtari 17.01.2026 16:00



Lexoni të gjitha në Bota Sot