Gallagher këtë muaj mund të rikthehet në Premier League

- Bota Sot

Gallagher këtë muaj mund të rikthehet në Premier League

Pas një periudhe të vështirë te Atlético Madrid, Conor Gallagher është gati të kthehet në Premier League.

Crystal Palace e sheh si përforcimin ideal për mesfushën e dobësuar dhe është gati të bëjë një lëvizje ambicioze, madje edhe huazim me mundësi blerjeje.

Megjithatë, interesimi nga klube si Manchester United dhe Tottenham e bën operacionin sfidues për drejtuesit e Eagles.

Mesfushori anglez ka nevojë për minuta para Kupës së Botës 2026, ndërsa përvojë e tij e mëparshme në Selhurst Park e bën rikthimin emocionalisht tërheqës për tifozët.



Lexoni të gjitha në Bota Sot