Liverpulin e pret një transfertë makthi nesër në mbrëmje në ndeshjen e Premier Ligës.
Të kuqtë e Arne Slot do të luajnë me Arsenalin kryesues dhe në prag të kësaj supersfide, ka folur kapiteni Virgil Van Dijk.
“Do të jetë një betejë e madhe, duhet të jemi gati.
Arsenali ka një ekip fantastik, me cilësi të shkëlqyer si në formacionin titullar ashtu edhe nga stoli.
Ne të gjithë e dimë se ata janë të pamposhtur në shtëpi këtë sezon, mendoj në të gjitha garat.
Pra, do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe do të duhet të jemi gati për një betejë të vërtetë.
Mezi pres ta luaj dhe mendoj se të gjithë duhet t’i qasen ndeshjeve të tilla me entuziazëm.
Është e vetmja mënyrë për të provuar dhe për të marrë një rezultat, është një tjetër mundësi e shkëlqyer”, deklaroi mbrojtësi holandez.