Ky është vendimi i fundit për selektorin e Shqipërisë

- Bota Sot

Ky është vendimi i fundit për selektorin e Shqipërisë

Silvinjos i rinovohet kontrata.

Njofton Federata e Futbollit shqiptar.

Shqipëria nën drejtimin e selektorit Silvinjo është në gjysmëfinale të play-off-it, ku kërkojnë një vend në kampionatin Botëror që mbahet vitin e ardhshëm.

“Konfirmojmë vazhdimësinë e projektit teknik që ka sjellë rezultate historike.

Trajneri Silvinjo, zëvendëstrajnerët Zabaleta dhe Dorival kanë rinovuar kontratat me Federatën e Futbollit deri në korrik 2026 me synim objektivin madhor kualifikimin për herë të parë në histori të Shqipërisë në fazën finale të Kupës së Botës.

Vendimi për rinovimin e kontratës reflekton besimin e plotë të FSHF-së në stafin aktual, filozofinë e punës së ndërtuar ndër vite dhe angazhimin për stabilitet, vazhdimësi dhe ambicie të larta”, njofton FSHF.



Lexoni të gjitha në Bota Sot