Mesfushori gati të “tradhtojë” ekipin për rivalët

- Bota Sot

Mesfushori gati të “tradhtojë” ekipin për rivalët

Tim Civeja me shumë mundësi do të largohet nga ekipi aktual, Saabrucken.

Megjithatë, mesfushori 24-vjeçar do të mbetet në Bundesliga 3 gjermane, për shkak se kërkohet nga rivalët e skuadrës aktuale.

Rot-Weiss Essen e ka marrë shumë seriozisht për të transferuar Civejan.

Sipas mediave gjermane, shqiptari s’do ta refuzonte një ndryshim ambienti, edhe pse ende s’ka marrë një vendim përfundimtar mbi të ardhmen e tij.

Në krahun tjetër, në rast se Essen s’do të bindë Saarbrucken për të lënë të lirë shqiptarin në janar, do të presë verën, atëherë kur edhe do të përfundojë kontrata e 24-vjeçarit.

Kujtojmë se Civeja deri më tani ka bërë një sezon fantastik. Në 20 ndeshje të luajtura, ka shënuar 2 gola dhe ka asistuar në 5 të tjerë, ndërsa vlera e tij në “Transfermarkt”, është 300 mijë euro.

Ai ka luajtur edhe 5 ndeshje me ekipin e Kombëtares shqiptare U21, ku ka debutuar në vitin 2023. 

 

Ndërkohë vlen të përmendet se nëse do të bashkohej me Essen, do të luante me një ekip me Klaus Gjasulën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot