Prizren: Gjendet pa shenja jete një i ri

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Gjendet pa shenja jete një i ri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku një i ri është gjetur pa shenja jete në rrugën “Ukshin Hoti”, përballë restorantit “Oferta”.

Ngjarja është raportuar rreth orës 12:40, kur Policia ka pranuar informatën se Faruk Taç, djali i pronarit të firmës “EURO-BAN COLOR”, dyshohet se ka tentuar të kryejë vetëvrasje.

Njësitë policore, së bashku me shefin e ndërrimit, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ekipi i emergjencës ka konstatuar vdekjen e të riut.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit e Stacionit Policor të Prizrenit, hetimet rajonale si dhe njësitë e tjera relevante, të cilat kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale.


Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike mbeten nën hetim.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit