Sulmuesi polak i Barcelonës, Robert Lewandowski, nuk e ka ndërmend të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit.
Lajmi është konfirmuar nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili ka theksuar se një transferim i mundshëm i yllit polak nuk është në planet afatshkurtra.
Sipas Romanos, klubet nga Arabia Saudite kanë shprehur interes për Lewandowskin dhe e kanë ndjekur situatën e tij prej vitesh.
Megjithatë, çdo lëvizje e mundshme konsiderohet reale vetëm gjatë merkatos së verës dhe jo në këtë periudhë dimri.
Kjo pasi Barcelona synon të mbajë sulmuesin kryesor deri në përfundim të sezonit për ti ruajtur stabilitetin në skuadër dhe ambiciet për tituj.