Armando Broja gradohet titullar

- Bota Sot

Armando Broja gradohet titullar

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Manchester United – Burnley, dhe vëmendja kryesore shkon te zgjedhja e skuadrës mike për repartin ofensiv.

Armando Broja është aktivizuar titullar në majë të sulmit, një sinjal i qartë se sulmuesi shqiptar ka fituar tashmë statusin e lojtarit të parë në hierarkinë e Burnley-t.

Trajneri i miqve ka vendosur t’i besojë Brojës rolin kryesor në fazën sulmuese, duke e rreshtuar në qendër të repartit ofensiv, në një sfidë të vështirë si ajo në “Old Trafford”.

Aktivizimi nga minuta e parë konfirmon besimin e plotë të stafit teknik ndaj tij, pas paraqitjeve bindëse në ndeshjet e fundit.

Nga ana tjetër, Manchester United zbret në fushë me skemën 4-2-3-1, ndërsa Burnley është rreshtuar me një modul më fleksibël, ku Broja përfaqëson referencën për kundërsulmet dhe fazën e finalizimit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot