Verona ka shkaktuar senzacion në javën e 19-të në Serie A në futboll.
Skuadra e Veronës që është në krizë të rezultateve, ka dalur me pikë nga stadiumi “Diego Armando Maradona”.
Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, me skuadrën e Napolit zhgënjejnë në këtë përballje, duke rrezikuar që të ngecin edhe më larg kreut të tabelës.
Napoli ka barazuar me rezultat 2:2 me Veronën.
Frese (16) e Orban (27 - nga penalltia) kaluan në epërsi Veronën me rezultat 0:2.
Në pjesën e dytë, Napoli disi e ka marrë veten kur McTominay shënoi në minutën e 53-të për 1:2.
Pas këtij golit, Napoli sulmoi me të gjitha forcë duke barazuar rezultatin në minutën e 82-të falë golit të futbollistit Di Lorenzo.
Napoli renditet në vend të tretë me 38 pikë, ndërsa Verona në të 18-tin me 13 sosh.