A do t'i shpall sot LDK emrat e drejtorëve në Prizren?

- Gazeta e Prizrenit

A do t'i shpall sot LDK emrat e drejtorëve në Prizren?

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pritet që gjatë ditës së sotme t’i publikojë emrat e drejtorëve komunalë, në kuadër të marrëveshjes së koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prizren.

Sipas informacioneve të portalit Gazeta e Prizrenit, për drejtoritë komunale po përmenden këta emra:

Florent Ukaj – Drejtoria e Urbanizmit
Nderim Kadrijaj – Drejtoria e Bujqësisë
Shaban Osmanaj – Drejtoria e Shëndetësisë

Ende nuk dihet emri i drejtorit/drejtoreshës për Drejtorinë e Kulturës, ndërsa sipas burimeve ekziston mundësia që kjo pozitë t’i takojë një femreje.

Po ashtu, më vonë pritet edhe formimi i Drejtorisë së Tatimit në Pronë, e cila, sipas marrëveshjes së koalicionit, do t’i takojë LDK-së. / Gazeta e Prizrenit

Lexo edhe:

Nis emërimi i drejtorëve komunalë në Prizren, emërohet drejtori i parë



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit