Sulmuesi i Brentfordit, Igor Thiago, ka arritur një rekord të madh individual, duke u bërë braziliani me më shumë gola në një sezon të Premier League, kur tani sa ka filluar gjysma e dytë e sezonit.
Thiago shënoi dy herë në ndeshjen e luajtur në shtëpi ndaj Sunderlandit në kuadër të fitores 3-2 në javën e 21-të të Premier League.
Sulmuesi 24-vjeçar shënoi në minutat e 30-të për epërsinë 1-0 dhe në minutën e 65-të për 2-0, duke shkuar në koten e 16 golave deri tani këtë sezon.
Me 16 gola në sezonin që po zhvillohet, Thiago ka thyer rekordin për numrin e golave të shënuar në një sezon të Premier League nga një lojtar brazilian.
Me këtë shifër, ylli i Brentford ka arritur të lë pas emra të mëdhenj të bashkëvendësve të tij, të cilët kanë luajtur ndër vite në elitën e futbollit anglez.
Ai kaloi Roberto Firminon, i cili me Liverpoolin në sezonin 2017-2018) kishte 15 gola brenda një sezonit, po aq sa kishte edhe Gabriel Martinelli me Arsenalin në sezonin 2022-2023 dhe Matheus Cunha me Wolverhampton në sezonin 2024-2025.
Me 17 xhiro të mbetura deri në fund të sezonit, Thiago mund ta çojë rekordin edhe më larg, duke vendosur ndonjë shifër që do të jetë vështirë të thyhet në të ardhmen nga ndonjë lojtar tjetër brazilian.