Trajneri i Tottenhamit tërbon tifozët

- Bota Sot

Trajneri i Tottenhamit tërbon tifozët

Një gabim në dukje i parëndësishëm është shndërruar në një sensacion mediatik më të diskutueshëm sesa vetë humbja e Tottenhamit kundër Bournemouthit.

Trajneri Tomas Frank tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe shkaktoi zemërim te tifozët pasi u shfaq me një filxhan kafe që mbante logon e Arsenalit, rivalit historik dhe të betuar të klubit londinez.

Trajneri danez shpjegoi që Arsenali kishte qenë skuadra e fundit që përdori dhomën e zhveshjes mysafire në stadiumin Vitality disa ditë më parë dhe se gota ishte lënë atje aksidentalisht.

“Absolutisht nuk e vura re. Do të ishte krejtësisht budallallëk nga ana ime ta pranoja nëse do ta dija. Është pak e trishtueshme që duhet të më pyesin për këtë. Nuk do të bëja kurrë diçka kaq budallallëk”, deklaroi ai në konferencën për shtyp.



Lexoni të gjitha në Bota Sot