Futbollisti i njohur francez, Matteo Guendouzi, është nisur drejt Turqisë për t’u transferuar te skuadra e tij e re.
Fenerbahce ka arritur marrëveshje me futbollistin dhe skuadrën e Lazios, për transferimin e mesfushorit.
Klubi turk do të paguajë shifrën prej 29 milionë eurosh për futbollistin francez.
Guendouzi mbrëmë luajti ndeshjen e tij të fundit me Lazion në Serie-n A dhe sot është nisur drejt Stambollit.
Kujtojmë se mesfushori francez në të kaluarën ka luajtur te skuadra e Arsenalit.