Alonso: Superkupa, prioritet absolut për Realin

- Bota Sot

Alonso: Superkupa, prioritet absolut për Realin

Me një mendim të qartë në kokë, me një vendosmëri për tu adimiruar Çabi Alonso ka folur me tone të qeta, por shume të vendosura lidhur me ndeshjen kundër Atletikos.

“Ne kemi prioritet absolute për të fituar Superkupën e Spanjës. Lidhur me formën e skuadrës dhe sidomos me paqëndryshmërinë nga njëra ndeshje në tjetrën ai ka thënë.

“Në një sezon ka pak nga gjithçka, në nëntor dhe dhjetor ne ndoshta kemi pasur shumë lëndime dhe gjërat duhej të ndryshoheshin.

Por ne jemi në një pozicion për të luftuar për gjithçka. Ne kemi një titull tani, nëse mundim Atletikon jemi në finale”. Të gjithë e dinë se tmera e Akilit për skuadrën madrilène është mesfusha dhe sidomos marrëdhnja e tensionuar me Viniciusin.

“Ne kemi profile dhe cilësi të ndryshme. Do të shohim ditn e ndeshjes”.

Për Vinin ka ende shumë ndeshje për tu luajtur, ai do të jetë i rëndësishëm.

Ne kemi nevojë për të në versionin e tij më të mirë, për t’u kënaqur në fushë.

Kur ndodh, na jep atë çekuilibër. Ne duhet ta gjejmë atë.

Është thelbësore për ne. Mesazhi në ndeshjen e fundit të vitit 2025, nuk ishte mesazh lamtumire, ishte thjesht dëshira që të shijonte. Nuk doja të thoja asgjë të veçantë”. Lidhur me humbjen 5-2 në Metropolitani, Çabi ka këtë përgjigje.

“Gjërat po evoluojnë. Militao ishte dhe tani nuk mund të jetë, për shembull. Nuk është një referencë totale, por sigurisht që ka gjëra që ne i marrim parasysh. Presimi i të gjithëve është thelbësor. Unë kërkoj në çdo seancë stërvitore dhe çdo ndeshje që të gjithë të jenë të përkushtuar kur nuk kemi topin. Që ata janë aktivë, se linjat janë bashkë. Kjo dëshirë për të luajtur atë moment, madje për ta shijuar atë, do të na bëjë më konkurrues”. Në fund një mendim për trofeun e Superkupës.

“Dy gjëra janë të qarta. Eshtë turneu për të cilin po luajmë, kështu që është më e rëndësishmja.

Në sezon, është i katërti, natyrisht. Por është ajo që kemi tani, pra prioritet absolut.

Ne duhet të luajmë një lojë të mirë.

Çdo ndeshje duhet të analizohet, dhe humbjet edhe më shumë. Gjëra që nuk duam t’i përsërisim. Çfarë gjërash, i mbajmë për vete. Jam i bindur se do të jetë ndryshe nga kaq”. Në fund disa fjalë për mungesën e Mbape dhe sa ndihet ajo në skuadër.

“Situata varet nga momenti, duhet ta lexosh. Ne jemi këtu, duam tia kthejmë sa më shpejt të jetë e mundur revanshin kundërshtarëve tanë.

Ajo që na shqetëson është gjysmëfinalja dhe fitorja për të arritur në finale dhe mungesa e Mbapesë është thelbësore, pork am besim se Gonzalo, apo Mastantuono do e zëvendësojnë shumë mirë francezin” – ka përfunduar konferencën e tij Alonso.



Lexoni të gjitha në Bota Sot