Sylvinho: Vazhdojmë së bashku

- Bota Sot

Sylvinho: Vazhdojmë së bashku

Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizoi ditën e djeshme rinovimin e kontratës me trajnerin e Kombëtares shqiptare, Silvinjo, si edhe me dy zëvendëstrajnerët e tij, Pablo Zabaleta dhe Dorival Guidoni Junior, duke konfirmuar vazhdimësinë e projektit teknik që ka sjellë rezultate historike për futbollin shqiptar.

Timonieri i kuqezinjve ka reaguar nëpërmjet një “Insta-Story” pas rinovimit të kontratës me Kombëtaren shqiptare.

“Vazhdojmë së bashku”, ka shkruar Sylvinho, teksa në foto shihet bashkë me Zabaletan, Dorivan dhe Armand Dukën.

Kontrata e re me stafin teknik është e vlefshme deri në korrik 2026, me objektivin madhor kualifikimin për herë të parë në histori të Shqipërisë në fazën finale të Kupës së Botës. duke qenë shumë pranë Botërorit 2026, më saktë në fazën “play-off”,

FSHF dhe tekniku Sylvinho gjetën dakordësinë për të vazhduar së bashku. Siç dihet kuqezinjtë në mars do të luajnë në “Play-Off” ndaj Polonisë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot