Presidenti i Lacios, Klaudio Lotito ka shpërthyer sërish ndaj arbitrave pas barazimit 2-2 me Fiorentinën.
“Kur ndodhin një sërë incidentesh që nuk mund të diktohen vetëm nga rastësia, vendosa të dërgoj një letër zyrtare.
Nuk jemi ankuar, por kam detyrimin të ruaj besueshmërinë e sistemit. I dërgova një letër Ligës sepse kontakti im është Lega Calcio.
Nuk mora përgjigje. Për më tepër, nuk shkrova një letër ankese, por ngrita një problem që shqetëson të gjitha klubet dhe besueshmërinë e sistemit”.
Tifozët e Lacios ndihen të poshtëruar nga vendimet e gjyqtarit. A po bëni diçka për të mbrojtur ekipin?
“Çfarë mendoni se po bëj, se po shoh flutura?
A duhet të marr një mitraloz dhe të qëlloj të gjithë klasën e arbitrimit? Ua kujtoj të gjithëve, i paralajmëruari do të thotë i armatosur.
Pastaj do të shkojmë te autoritetet përkatëse. Pyeteni Kataldin se sa poshtëruese është të humbasësh pikë për shkak të problemeve me arbitrimin”, përfundoi Lotito.