Ernest Muçi shqetësoi Onanën që vrapoi 50 metra

- Bota Sot

Ernest Muçi shqetësoi Onanën që vrapoi 50 metra

Ernest Muçi është rikthyer në lojtar kyç për Trabzonsporin.

Ndeshja e fundit për të ishte në Superkupë ndaj Gallatasarajt, ndërsa u regjistrua humbje me 4 me 1.

Muçi alarmoi shokët e skuadrës dhe stafin në pjesën e parë, pas një goditje të pësuar nga Gabriel Sara.

Për këtë Andre Onana la portën dhe po ashtu mesfushën nga ana e Trabzonporit, për t’u zhvendosur pranë Muçit.

Më tepër se 50 metra të përshkuar nga ana e tij, ndërsa trajneri i Gallatasarajt u ankua te gjyqtari i katërt.

Momenti me Okan Buruk dhe Onanën tërhoqi vëmendje, ndërsa te rasti në fjalë ishte Trabzonspori që fitoi goditje të lirë dhe Sara u ndëshkua me karton të verdhë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot