Mbrojtja e Realit në krizë

- Bota Sot

Mbrojtja e Realit në krizë

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, është nën presion të madh para ndeshjes gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës kundër Atlético Madridit, pasi situata e skuadrës është bërë problematike për shkak të shumë mungesave në mbrojtje.

Në seancën e fundit stërvitore para derbit, qendërmbrojtësi Antonio Rudiger nuk stërviti me grupin dhe mbetet në dyshim për ndeshjen, për shkak të shqetësimeve në gju.

Kjo është një goditje e madhe për Alonson sepse mbrojtja e Madridit ka qenë problematikë gjatë sezonit, ndërsa edhe Eder Militao, Trent Alexander-Arnold e Dani Carvajal kanë qenë jashtë fushës për arsye të ndryshme.

Përveç kësaj, Kylian Mbappé nuk udhëtoi drejt Arabisë Saudite për këtë garë, pasi po rikuperohet nga një dëmtim në gju.

Ky derbi konsiderohet një moment kyç për të ardhmen e tij te Real Madrid, pasi klubi dhe tifozët presin që ai të marrë rezultate pozitive, sidomos pasi sezoni ka pasur luhatje në formë dhe kritika për mënyrën si po funksionon skuadra.

Alonso po e luan “të ardhmen” e tij në këtë ndeshje, pasi Real Madridi ka numër të madh mungesash dhe po përballet me një test të vërtetë ndaj rivalit të qytetit, Atlético Madrid, në një sfidë që do të ndikojë shumë në besimin dhe moralin e të gjithë ekipit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot