Futbollistët refuzojnë të dalin në stërvitje

- Bota Sot

Futbollistët refuzojnë të dalin në stërvitje

Skuadra e Rabotniçkit nga Shkupi po ballafaqohet me probleme, pjesë e kësaj skuadre janë edhe shumë futbollistë shqiptarë.

“Sipas informacioneve jozyrtare, lojtarët refuzuan të stërviten, pra të fillojnë përgatitjet, për shkak të borxheve të papaguara. Ata do të fillojnë kur të paguhen”, shkruan mediumi maqedonas “Sportsport”.

Pra, për fat të keq, Muarem Muarem, trajneri i ri, po përballet me një situatë të pazakontë,

Rabotniçki është ndryshe në një situatë shumë të vështirë rezultatesh dhe është i parafundit në tabelën e Kampionatit të Maqedonisë së Veriut me vetëm shtatë pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot