Interi u favorizua nga arbitrat?

- Bota Sot

Interi u favorizua nga arbitrat?

Një tjetër mbrëmje katastrofike për gjyqtarët italianë, pas gabimeve flagrante që karakterizuan ndeshjen Napoli-Verona.

Kësaj here ndodhi në ndeshjen Parma-Inter, ku u penalizuan vendasit.

Sulmuesi i Parmës, Ondrejka po vraponte drejt portës së Zomer, por duke filluar nga pas vijës së mesfushës dhe pozicioni i tij i rregullt u vlerësua ndryshe nga Kolombo.

Gjyqtari mori vendimin duke dhënë pozicion jashtë loje së bashku me anësorin e tij. Një gabim fatal që i kushtoi shumë skuadrës së Karlos Kuestas.

Pas përfundimit të sfidës, ishte vetë trajneri spanjoll që u ndal te ky moment.

“Pozicioni jashtë loje që iu dha Ondrejkës në pjesën e parë? E pashë, është e vërtetë që futbolli është një lojë gabimesh dhe të gjithë i bëjmë ato, ndonjëherë edhe gjyqtarët i bëjnë ato”, tha ai duke mos bërë polemika.



Lexoni të gjitha në Bota Sot