Haaland takon ish-kampionin e MMA-së

- Bota Sot

Haaland takon ish-kampionin e MMA-së

Erling Haaland vazhdon të thyejë rekorde dhe të konfirmohet si një makineri e vërtetë golash.

Penalltia e realizuar ndaj Brighton i ka dhënë sulmuesit norvegjez një tjetër arritje historike: ai është lojtari më i ri i Manchester City që arrin kuotën e 150 golave me fanellën e “qytetarëves”.

Një shifër e jashtëzakonshme, e arritur në vetëm 173 ndeshje zyrtare.

Pak javë më parë, Haaland kishte festuar edhe një tjetër rekord në Premier League, duke prekur shifrën e 100 golave në 111 paraqitje, kampionat në të cilin është shpallur dy herë golashënuesi më i mirë që nga ardhja e tij në Angli.

Statistika që flasin qartë për ndikimin e jashtëzakonshëm të numrit 9 në ekipin e Pep Guardiolës.

Në ditët e fundit, Haaland ka tërhequr vëmendje edhe jashtë fushës, pas takimit me ish-kampionin e MMA-së, Khabib Nurmagomedov, i cili vizitoi qendrën stërvitore të City-t.

Një foto e publikuar në rrjetet sociale me përshkrimin

“Mentalitet” zbuloi pa dashje një nga motot motivuese të skuadrës, të vendosur në hyrje të dhomave të zhveshjes: një mesazh që përmbledh shpirtin luftarak dhe ambicien e Manchester City-t.



Lexoni të gjitha në Bota Sot