Dëmtimi i rëndë u regjistrua në Talin kundër Kaljus

- Bota Sot

Dëmtimi i rëndë u regjistrua në Talin kundër Kaljus

Partizani është duke punuar për sfidën e Kupës së Shqipërisë me Burrelin, ndërsa mungojnë afrimet në merkato.

Trajneri Oltijon Kërnaja është shprehur se klubit i nevojiten përforcime në sulm, konkretisht lojtarë që luajnë në krahë.

Nga fotot e postuara prej seancave stërvitore së fundmi, dallon Albers Keko.

Ky i fundit ka lënë pas dëmtimin e rëndë dhe është në fazën e fundit të rikuperimit.

Keko ndërkohë nuk pritet të jetë i gatshëm para muajit shkurt. 24-vjeçari ka luajtur edhe si sulmues anësor për Partizanin, megjithatë pozicioni i tij natyral është në qendër.

Dëmtimi i rëndë u regjistrua në Talin kundër Kaljus, kur të kuqtë masnin forcat për turin e parë të Ligës së Konferencës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot